Ish-juristi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, 56-vjeçari, akuzohet për shpërdorim detyrë në disa raste
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar një shtetas 56-vjeçar, banuar në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyrë në kuadër të operacionit "Stolen Land".

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar një shtetas 56-vjeçar, banuar në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyrë në kuadër të operacionit "Stolen Land". Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Pare e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 17.09.2026, kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" në disa raste. Shtetasit i akuzohet se ka shpërdoruar në disa raste detyrën si jurist në AShK Fier. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.