31-vjeçari i kapur në Muriqan, do të ekstradohet në Spanjë për vjedhje me dhunë
Një 31-vjeçar është arrestuar në Muriqan për vjedhje me dhunë dhe do të ekstradohet në Spanjë.

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet në Muriqan. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi 31-vjeçari rezulton person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi. Policia bën me dije se pasi Gjykata e Sabadell i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Më tej bëhet me dije se po punohet për ekstradimin e tij. Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në dalje të Shqipërisë, u kap shtetasi shqiptar A. T. alias A. B. alias A. C., 31 vjeç, banues në Mamurras. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4, Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 28.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. 31-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Lezhë, të cilat kryen arrestimin e tij të përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Spanjë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, vijon procedurat për ekstradimin e tij.