Aksident i rëndë në Turqi, një i vdekur dhe 7 të plagosur
Një aksident i rëndë është ndodhur në Turqi, ku një autobus me pasagjerë është përmbytur në autostradën Isparta-Antalya. Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një aksident i rëndë është ndodhur në Turqi, ku një autobus me pasagjerë është përmbytur në autostradën Isparta-Antalya. Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave turke, aksidenti është regjistruar mëngjesin e sotit, pranë daljes së tuneleve Kazak, në autostradën që lidh Ispartën me Antalyan. Drejtuesi i autobusit, në pronësi të kompanisë "Buzlu", ka humbur kontrollin e mjetit, i cili më pas është përmbytur në rrugë.
Për pasojë, ka humbur jetën ndihmësshoferi i autobusit. Në momentin e aksidentit, ai ndodhej duke fjetur në hapësirën e poshtme të automjetit, e cila përdoret për pushimin e personelin e udhëtimit.
Ndërkohe, autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të autobusit.