Bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës vazhdon
Studentët e Universitetit "Fan S. Noli" në Korçë vazhdojnë bojkotin e mësimit, pasi shumica e tyre është shprehur pro bojkotit në një votim të zhvilluar.

Bojkoti i mësimit në Universitetin "Fan S. Noli" në Korçë pritet të vazhdojë, pasi shumica e studentëve të përfshirë në votimin e zhvilluar janë shprehur pro bojkotit. Sipas burimeve, 610 studentë janë shprehur pro vijimit të bojkotit, ndërsa 325 janë shprehur kundër dhe në favor të zhvillimit të mësimit.
Këshilli Studentor ka vendosur të mbështesë vijimin e bojkotit, duke iu referuar qëndrimit të shumicës së studentëve pjesëmarrës në votim. Studentët që janë pro zhvillimit të mësimit pritet të njoftojnë pedagogët për qëndrimin e tyre, çka mund të sjellë vijimin e procesit mësimor për një pjesë të studentëve.
Rezultati i mbledhjes do t’u komunikohet pedagogëve, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të organizohet procesi mësimor në ditët në vijim.