Aktualitet

Interi mendon për rinovimin e kontratës me Thuram

3 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Drejtori i ri i Interit, Dario Baccin, ka nisur kontaktet për të parë disponibilitetin e futbollistit Marcus Thuram për të nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me të dyja palët.

Foto nga burimi: Thuram me mantelin e udhëheqësit, Inter mendon për rinovimin e kontratës

Kur Marcus Thuram në ndeshjen me Fiorentinën shënoi golin e tij të pestë sezonal, ai kryqëzoi krahët duke imituar festimin e Lautaro Martinez. Që pas dëmtimit që argjentinasi pësoi në 13 tetor, sulmuesi francez mori përgjegjësitë që vetëm kapiteni i mbante.

Drejtuesit e Interit nuk kanë mbetur indiferent për performancën e Thuramit. Tashmë, Drejtori i ri Sportiv i klubit, Dario Baccin, ka rrethuar disa emra në agjendën e tij, ku spikat shumë ai i Thuram. Kontrata e sulmuesit të përfaqësueses franceze skadon në 30 qershor të 2028, një akord që përfshin edhe një klauzolë prej 85 milionë eurosh. Por duke parë se futbollisti po shkon rreth të 30-ave, do të jetë e vështirë që dikush ta aktivizojë aq më tepër që Thuram ka një pagë prej 6 milionë eurosh neto në sezon.

Por për Baccin në këtë pikë fjala kyc është tutela. Dhe kështu sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, klubi ka nisur kontaktet për të parë disponibilitetin e futbollistit për të nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me të dyja palët që duket se kanë ndërmend t’i shkojnë kësaj rruge. E për më tepër, ky rinovim mund të vijë edhe me një rritje të pagës.

Duke parë moshën e futbollistit, palët do të fokusohen më shumë për një marrëveshje për bonuset e mundshme të lidhura me golat e shënuar dhe numrin e ndeshjeve të luajtura sesa për pjesën fikse të pagës. Por forma që po kalon tani Thuram, i vë vërtet në vështirësi drejtuesit e Interit. Është e pamundur që të qëndrosh indiferent ndaj asaj që bëri Marcus Thuram ndaj Fiorentinës në një ndeshje që dukej vërtet e humbur. Francezi, edhe kur u duk se skuadra u dorëzua dhe po pranonte disfatën e parë në kampionat, vijoi me tentativat e tij.

Thuram në versionin ‘udhëheqës’ u pa edhe në prill, kur Lautaro Martinez i kthyer pas 1 muaji e gjysmë, shënoi një dygolësh ndaj Romës për t’u dëmtuar sërish. Dhe në atë moment në sfidat me comon, Cagliarin, Torinon e Parmën, qendërsulmuesi francez shënoi 5 gola për t’i dhënë Interit sprintin final drejt titullit në Serie A.

Në një moment të tillë, për Interin do të ishte një telash i madh nëse do të linte largimin e këtij futbollisti të tillë. Ndërkaq për ndeshjen e radhës me Venezian, Chivu, nëse nuk do të ketë probleme shumë të mëdha, do të lërë francezin pushim për ta pasur sa më të freskët për Derbin e Madonninës në fundjavë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.