Aktualitet

Binjakët që ndajnë të njëjtin narcizizëm dhe dashnorinë për pushtet

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Analiza e Lorenc Vangjelit për marrëdhëniet midis Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, dy liderë të Ballkanit që ndajnë të njëjtin narcizizëm dhe dashnorinë për pushtet.

Foto nga burimi: Analiza/ Lorenc Vangjeli: Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Vetëm duke i parë ata si një binom interesi mund të kuptohet jo vetëm jetëgjatësia e tyre politike në Tiranë e Beograd, por edhe simbioza dhe kimia e pazakontë e dy drejtuesve të fortë me ndikim absolut jo vetëm në vendet e tyre, por edhe në krejt Ballkanin. Rama e Vuçiç ishin aspirina për kokëdhembjen e Perëndimit sa herë që duhej të merrej me kokëfortësinë ballkanase, ku çdo gur i historisë së saj, ndërtonte mur izolimi mes kombeve të tij. Të dy liderët, Vuçiç i sapohumbur dhe Rama nën presion për të ikur, ndajnë të njëjtin narcizizëm të thellë vetjak e politik. Të dy e trajtojnë veten si dhurata mesianike që një fat hyjnor ua ka dhuruar reciprokisht Shqipërisë dhe Serbisë. I pari, si shpëtimtari i sakrifikuar, që nuk fle, që as nuk bën pushime në bregdet për hir të vendit të tij pa dalje në det e të rrethuar nga armiq dhe i dyti, si oferta e vetme për ta bërë Shqipërinë një oaz estetik e evropian.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.