Diaspora shqiptare në Vjenë takon Kancelarin austriak dhe kërkon reagim institucional
Delegacioni i diasporës shqiptare në Vjenë u takua sot me Kancelarin austriak, Christian Stocker, dhe i dorëzoi një letër zyrtare me shqetësimet e tyre për situatën në Shqipëri.

Delegacioni i diasporës shqiptare në Vjenë u takua sot me Kancelarin austriak, Christian Stocker, dhe i dorëzoi një letër zyrtare me shqetësimet e tyre për situatën në Shqipëri. Letra e dorëzuar përfaqëson shqetësimet e diasporës për raportimet e përdorimit joproporcional i forcave ndaj protestuesve, ndërhyrja e persona pa shenja dalluese të policisë, shkeljet e të drejtave të të ndaluarve, sulmet ndaj pikave të ndihmës dhe kërkesat publike ndaj studentëve dhe familjeve të tyre.
Delegacioni i diasporës u takua gjithashtu me përfaqësues të katër partive austriake: ÖVP, SPÖ, NEOS dhe të Gjelbrit (Grüne). U shkëmbyen kontakte me përfaqësuesit e NEOS-it, ÖVP-së dhe SPÖ-së për të vazhduar komunikimin. Njëkohësisht, letra u dorëzua edhe sekretarit të Presidentit Federal të Austrisë, i cili siguroi se do t'ia përcjellë atë drejtpërdrejt Presidentit.
Diaspora shqiptare në Vjenë kërkon që institucionet austriake të marrin masa për të ndaluar dhunën ndaj protestuesve dhe të monitorojnë proceset gjyqësore ndaj studentëve dhe miturve. Kërkesat e diasporës përfshijnë një interpelancë parlamentare në Kuvendin e Austrisë për dhunën ndaj protestuesve, ngjitjen e çështjes dhe kërkesën që qeveria austriake të ngrejë çështjen dhe të kërkojë qëndrim zyrtar nga autoritetet shqiptare.