Aktualitet
KAKAVIJË/ Strukturat doganore sekuestrojnë autobusin e transportit, kontrabandë me cigare dhe veshje të padeklarauara
Strukturat doganore kanë sekuestruar një autobus të transportit për shkak të mallrave të padeklaruara që kërkonin të futeshin kontrabandë në vend.

Strukturat doganore kanë sekuestruar një autobus të transportit për shkak të mallrave të padeklaruara që kërkonin të futeshin kontrabandë në vend. Nga inspektimi i mjetit, është zbuluar një sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara, të cilat dyshohet se po tentoheshin të futeshin kontrabandë në vend. Mes mallrave të sekuestruara janë steka me cigare, produkte parfumerie dhe artikuj të ndryshëm veshjesh.