Deputetja e PD largohet nga mbledhja për protestat e studentëve
Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Aliolli, u largua nga mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë për protestat e studentëve dhe të rinjve në Tiranë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Aliolli, u largua nga mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë për protestat e studentëve dhe të rinjve në Tiranë. Ajo kundërshtoi zhvillimin e mbledhjes, duke argumentuar se Kuvendi nuk mund të vijojë me rendin e zakonshëm të ditës ndërkohë që të rinjtë protestojnë në rrugë.
Aliolli ngriti akuza për ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve, duke përmendur edhe rastin e një të riut nga Elbasani, i cili, sipas saj, rrezikon të humbasë shikimin si pasojë e dëmtimeve të pësuar.
"Ajo deklaroi se Partia Demokratike do të vazhdojë të mbështesë studentët dhe do të jetë e pranishme në protestat e tyre. "Mbledhja nuk mund të ketë një rend ditë normale, duke ditur që jashtë kësaj salle ka të rinj që protestojnë për të drejtën e tyre. Nga ana tjetër, ata dhunohen. Konkretisht kemi rastin e djalit nga Elbasani, Erjonit, i cili sot po lufton për veten e tij, sepse është në rrezik të humbasë shikimin. Realiteti që jetojmë është ky. Dhuni që po ushtrohet në mënyrë shtazarake ndaj protestuesve, të rinjve, studentëve, ndaj të gjithë njerëzve në shesh. Ata po luftojnë për të drejtën e tyre dhe kundër modelit që ka ndërtuar Edi Rama. PD do të jetë në mbështetje të të rinjve. Studentët janë në shesh dhe ne do të jemi në shesh", tha Aliolli.
Pas përfundimit të fjalës së saj, deputetja demokrate u largua nga mbledhja.
Ndërkohë, deputeti socialist Erion Braçe reagoi ndaj deklaratave të Aliollit, duke theksuar se mazhoranca mbetet e gatshme të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe të zhvillojë dialog.
Braçe pranoi se protestat kanë vijuar për më shumë se 15 ditë, por argumentoi se gjatë tyre janë regjistruar akte dhunë që, sipas tij, kanë cenuar rendin publik dhe ligjin.
"Ajo shprehu keqardhje për personat e lënduar, si nga radhët e protestuesve, ashtu edhe nga ato të punonjësve të policisë, ndërsa theksoi se dialogu nuk mund të zhvillohet me individë që ushtrojnë dhunë. "E vërtetë është. Prej 15 ditësh ka protesta në Tiranë, madje më shumë se 15 ditë. Diferenca është që protestat e këtyre 15 ditëve kanë qenë të dhunshme dhe dhuna ka tejkaluar ligjin dhe rendin publik e kushtetues të Republikës së Shqipërisë. Unë shpreh keqardhjen e pafundme për çdo lënduar nga akte të dhunës, përfshirë atë ndaj efektivëve të policisë, ashtu siç shpreh keqardhjen për çdo akt dhunë ndaj qytetarëve në protestë. Diferenca nuk e ben termin student. Diferencën e ben akte të dhunës. Ne kemi të gjithë vëmendjen e duhur për të dëgjuar kërkesën e studentëve, me përjashtim të atyre që ushtrojnë dhunë dhe nuk lejojnë vendosjen e një dialogu të qartë të qytetarëve në protestë. Patjetër që gjithësecili ben punën e tij. Përfaqësuesit e PD-së kanë zgjedhur këtë qëndrim. Ne kemi zgjedhur qëndrimin tjetër", tha ndër të tjera Braçe.