Sociale
Studentët e Mjekësisë nisën grumbullimin para Ministrisë së Arsimit
Studentët e Mjekësisë kanë nisur grumbullimin e tyre dhe kanë filluar marshimin drejt institucioneve shtetërore.

Studentët e Mjekësisë kanë nisur grumbullimin e tyre dhe kanë filluar marshimin drejt institucioneve shtetërore. Ky tubim vjen pas njoftimit të djeshëm, sipas të cilit sot, në orën 14:00, protestuesit do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë zhvilluar tubimin e tyre për 15 ditë me radhë dhe kanë qenë në shenjë solidariteti bashkë me figura nga arti, kultura, pedagogët dhe qytetarë të shumtë.