Përfundon Loti i parë deri në Pezë, 5 km janë përfunduar
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka inspektuar ecurinë e punimeve në kantierin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa dhe ka shpërblyer se 5 kilometrat e para që çojnë deri në Pezë janë përfunduar.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka inspektuar ecurinë e punimeve në kantierin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa. Ai ka shpërblyer se 5 kilometrat e para që çojnë deri në Pezë janë përfunduar dhe se tashmë e ka marrë në dorëzim Autoriteti Rrugor Shqiptar. Karakaçi ka shtuar se dhe 10 kilometrat që çojnë deri në Durrës në Plepa tashmë janë financuar. "Po marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të përmbyllur rrugen Kombinat-Plepa. Tashmë 5 kilometrat e para që do të çojnë deri në Pezë janë përfunduar dhe tashmë e ka marrë në dorëzim Autoriteti Rrugor Shqiptar. Lajmi i mirë është që ditën e djeshme Autoriteti Rrugor Shqiptar ka finalizuar kontratën për vijimin e 9 kilometrave pasues, ndërsa po ashtu, që është element i rëndësishëm për shkak të rëndësisë që ka ky segment rrugor, është edhe 10 kilometrat që do të çojnë deri në Durrës në Plepa, tashmë janë financuar. Autoriteti Rrugor Shqiptar po përmbyll gjithë dokumentacionin e nevojshëm që brenda mesit të muajit nëntor të hapim procedurën e konkurrimit. Pra, kemi një segment tashmë Kombinat-Plepa, i cili është i financuar. 9 kilometra vijues tashmë janë lidhur ditën e djeshme nga Autoriteti Rrugor Shqiptar kontratat dhe 10 kilometra pasues që do të çojnë deri në Durrës janë të financuar dhe brenda mesit të muajit nëntor hapim procedurën konkurruese", tha ai.