"Mos u bëni skutha, mos bëni mësim si struca"/ Pedagogu Susaj thirrje mësuesve dhe qytetarëve: Sistemi i ka kthyer shkollat në shpella
Pedagogu Lush Susaj ka bërë thirrje pedagogëve, mësuesve dhe qytetarëve të mos qëndrojnë indiferentë dhe të bashkohen me protestën e studentëve.

Pedagogu Lush Susaj, i cili u plagos në kraharor gjatë protestave studentore, është rikthyer mes protestuesve para Ministrisë së Arsimit në ditën e 15-të të revoltës së studentëve. Ai ka bërë thirrje pedagogëve, mësuesve dhe qytetarëve të mos qëndrojnë indiferentë, por të bashkohen me protestën.
Susaj është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi ka konstatuar djegien e një çadre në Parkun Rinia dhe ka kërkuar që të mos preken çadrat e protestuesve. Pedagogu thekson se të rinjtë janë shpresa për ndryshimin e Shqipërisë, ndërsa kritikoi ashpër sistemën arsimore dhe u kërkoi mësuesve dhe profesorëve të dalin në mbështetje të studentëve.
"Jam shumë mirë. Sot shkova te Universiteti Bujqësor, mjekova plagën. Ndërkohë, sot shkova te Parku Rinia, por ishte djegur çadra. Ju bëj thirrje të mos i prekin ato çadra. Shkoj te studentët, se nuk më shohin nga duart, s’kërkojnë gjë. Studenti që më mjekoi është student i katër ditëve. Plaga që kullojnë gjak dhe qelb të këtyre viteve të shtetit të Shqipërisë, i shërojnë vetëm të rinjtë. Nuk kanë ngrënë çorben e prishur dhe, po nuk shpëtuam nga këta të rinjtë, nuk shpëtojmë dot. Edhe prindërit nuk e kuptojnë se çfarë po u bëjnë fëmijëve të tyre. Dilni profesorë dhe mësues, mos u bëni si skutha, mos bëni mësim si struca, pasi ky sistem i ndyrë i ka kthyer këto shkolla në shpella."