Studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit, i vënë flakën kartonëve
Studentët dhe qytetarët kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, duke vënë flakën disa kartonëve. Kjo është një nga mënyrat që ata kanë përdorur për të shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisë.

Në protestën e ditës së sotme, një grup protestuesish i kanë vënë flakën disa kartonëve para Ministrisë së Arsimit. Kjo ka qenë dhe një nga mënyrat që studentët dhe qytetarët kanë përdorur për të shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisë. Pjesë e grumbullimit sot kanë qenë gjithashtu edhe studentët e Mjekësisë.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, ashtu si edhe disa ditë më parë, kryeministri Rama ka përsëritur ftesën e tij për dialog, e cila deri më tani është refuzuar nga studentët.
Protesta e sotme hyn në ditën e saj të 15-të në të cilë nuk kanë munguar tensionet, përplasjet, dhuna dhe shoqërime nga policia. Ndërkohë, kujtojmë se protestës studentore, në shenjë solidariteti, i janë bashkuar edhe figura nga arti dhe kultura, pedagogët, si dhe qytetarë të shumtë.