Qeveria vendos provim për ekspertët që vlerësojnë ndikimin në mjedis
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një projekt-vendim që ndryshon sistemin e certifikimit të ekspertëve për të hartuar raporte të ndikimit në mjedis.

Ekspertët që vlerësojnë ndikimin në mjedis, si dhe ata që kryejnë auditime dhe monitorim mjedisore, do të duhet të kalojnë një provim me 100 pike për të marrë certifikimin. Provimet do të zhvillohen minimum dy herë në vit në bashkëpunim me universitete ose institucione të tjera publike të specializuara. Kandidatët duhet të kenë diplomë Master i Shkencave ose ekuivalente në një fushë të lidhur me ekspertizën dhe të paktën dy vjet përvojë profesionale. Nga certifikimi përjashtohen personat që janë dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale mjedisore, korrupsion apo falsifikim dokumentesh, si dhe ata që kanë marrë masa administrative për shkelje të rendës së legjislacionit mjedisor. Ekspertët që punojnë në administratën publike do të pezullohen nëse krijojnë konflikt interes. Aplikimet për certifikim do të bëhen përmes e-Albania dhe do të kërkojë 10 mijë lekë. Ministria argumenton se ndryshimet synojnë të rritin besueshmërinë e raporteve dhe ekspertizave mjedisore dhe të përmirësojnë transparencën e certifikimit.