Trafikuan 2 tonë kanabis dhe 475 kilogramë kokainë, SPAK zbardh tre episodet e trafikut të drogës
Hetimet e SPAK-ut kanë dokumentuar tre episode të trafikut të drogës, të realizuara në periudhën nëntor 2020 - janar 2021. Sekuestruar mbi 1.700 kg marijuanë në Mal të Zi, rreth 236 kg marijuanë në Turqi dhe 475 kg kokainë në Holandë.

Të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar aktivitetet përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar "SkyEÇ", të administruara nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadrën e ndihmës së ndërsjelljes juridike. Nga hetimet ka rezultuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar mes tyre, me persona të denjuar nga autoritetet e huaja dhe me persona ende të paidentifikuar, për trafikimin e lendeve narkotike nga Shqipëria dhe vendet e Amerikës Latine, përfshirë Ekuadorin, drejt vendeve të ndryshme evropiane dhe Turqisë.