Protesta studentore në Tiranë: Studentët mblidhen para Kryeministrisë
Studentët dhe qytetarët janë mbledhur në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në Tiranë po zhvillohet dita e 15-të e protestës, ku studentët dhe qytetarët janë mbledhur fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas kanë vijuar marshimin duke u pozicionuar tashmë para Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë ky i fundit ka deklaruar se nuk jep dorëheqje dhe se mbetet i hapur për dialog. Protestuesit kanë refuzuar thirrjet për bisedime, duke djegur edhe karriget e vendosura për dialog. Gjithashtu, sot në shenjë revolte dogjën kartona dhe kosha mbeturinash para Ministrisë së Arsimit. Gjatë ditëve të fundit ka pasur tensione, hedhje gurësh, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujë nga policia për shpërndarjen e turmës, si dhe shoqërime personash.