Granit Xhaka rikthehet në kombëtaren zviceriane
Granit Xhaka do të rikthehet në kombëtaren zviceriane për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë dhe Skocisë.

Federata Zvicerane e Futbollit ka vendosur të japë besimin mesfushorit shqiptar, i cili do të vazhdojë të jetë edhe kapiteni i skuadrës. Vendimi vjen pas pezullimit të tij për shkak të çështjes së falsifikimit të certifikatës së COVID-19, një episod që e mbajti jashtë kombëtaren.
Pas shqyrtimit të rrethanave dhe pasojave të çështjes, drejtuesit e futbollit zviceran kanë vlerësuar se rikthimi i tij në grumbullimin e nentorit është i përshtatshëm. "Ne e shqyrtuam këtë çështje nga perspektiva të ndryshme. Rrethanat specifike të të dyja rasteve, procedurat ligjore të përfunduara dhe pasojat sportive që kanë ndodhur tashmë, të gjitha u morën në konsiderata në vendimin tonë. Jemi të bindur se rikthimi në ekipin kombëtar në nentor është i përgjegjshëm dhe gjëja e duhur për të bërë", deklaroi drejtori i kombëtareve, Pierluigi Tami, për faqen zyrtare të Federatës Zvicerane.
Kështu, Xhaka pritet të jetë sërish një nga figurat kryesore të skuadrës, si në fushë, ashtu edhe në dhomat e zhveshjes, ku do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit. Në listën e ardhshme pritet të rikthehet edhe Breel Embolo. Emrat përfundimtarë të futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e nentorit do të bëhen publike më 5 nëntor.