Xhaxhai i Lamine Yamal-i deklaroi se ai është lojtari më i mirë në botë dhe se Harry Kane është në fund të karrierës së tij
Xhaxhai i Lamine Yamal, Abdul, ka deklaruar se nipu i tij është lojtari më i mirë në botë dhe se Harry Kane është në fund të karrierës së tij. Abdul ka pretenduar se juria e favorizoi Kane-in për shkak se ai po i afrohet fundit të karrierës së tij.

Xhaxhai i Lamine Yamal, Abdul, ka deklaruar se nipu i tij është lojtari më i mirë në botë dhe se Harry Kane është në fund të karrierës së tij. Abdul ka pretenduar se juria e favorizoi Kane-in për shkak se ai po i afrohet fundit të karrierës së tij.
"Nipi im ka qenë fantastik. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe këtë e dinë të gjithë. Nëse e doni futbollin, shikoni Lamine Yamal, jo Harry Kane", deklaroi Abdul.
Abdul shkoi edhe më tej, duke pretenduar se juria e favorizoi Kane-in për shkak se ai po i afrohet fundit të karrierës së tij. "Lamine është vetëm 19 vjeç dhe do të fitojë shumë 'Topa të Artë', ndërsa Harry-t i kanë mbetur vetëm pak ditë në futboll, ndaj ia dhuruan atij", u shpreh xhaxhai i talentit spanjoll.
Sipas Abdulit, Yamal e meritonte çmimin për paraqitjet individuale dhe trofetë e fituar gjatë sezonit. Abdul përmendi triumfin në La Liga, Superkupa dhe Kupën e Botës me Spanjën, duke ngulitur se 19-vjeçari ka treguar një nivel që rivalët e tij nuk e kanë arritur.
"Ai shenon gola që askush tjetër nuk mund të shenoi, jep asiste dhe dhuron spektakël. Ai do të fitojë pesë Topa të Artë", shtoi Abdul.
Debati nuk u kufizua vetëm te familja e futbollistit. Edhe gazeta katalana "Mundo Deportivo" ngriti pyetje për mënyrën se si vlerësohen kandidatët për çmimin individual më prestigjioz në futboll.
Gazeta i njohu meritat Harry Kane-it, duke e cilësuar atë si "një sulmues të madh dhe një njeri shembullor", por theksoi se "magjia qëndron te Lamine". Sipas analizës së gazetës, votimi për "Topin e Artë" vazhdon të japë përparësi statistikave dhe trofeve, ndërsa talenti individual, krijimtaria dhe aftësia për të ndryshuar rrjedhën e një ndeshjeje nuk marrin gjithmonë të njëjtin vlerësim.