Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027: 85 mln euro barrë shtesë nga taksat, goditen investimet dhe punësimi
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Pro Export Albania kanë kundërshtuar Paketën Fiskale 2027, duke argumentuar se do të rrisë barrën mbi sipërmarrjen dhe do të godetë investimet dhe punësimin.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Pro Export Albania kanë kundërshtuar Paketën Fiskale 2027, duke argumentuar se do të rrisë barrën mbi sipërmarrjen dhe do të godetë investimet dhe punësimin. Ata kanë argumentuar se rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së për turizmin nga 6% në 10% dhe ulja e pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë do të kenë konsekuenca të dëmshme për bizneset.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka argumentuar se Shqipëria do të renditej mes vendeve me normat më të larta në Ballkanin Perëndimor nëse do të implementohet Paketa Fiskale 2027. Ata kanë kërkuar pezullimin e ndryshimeve që rrisin normat tatimore deri në zhvillimin e një konsultimi me biznesin, ruajtjen e normave aktuale të tatimit mbi fitimin, TVSH-së standarde dhe pragut të TVSH-së, si dhe rishikimin e propozimeve për dividendin dhe turizmin.
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka paralajmëruar se ndryshimet e propozuara në taksa do t’u kushtojnë bizneseve rreth 85 milionë euro më shumë në vit, duke u lënë më pak fonde për investime dhe duke shtuar presionin mbi çmimet. Shoqatat e biznesit të vogël dhe të mesëm si edhe e biznesit të madh kanë shprehur se taksa të tilla rëndojnë më tej biznesin dhe do të nisin kundërshtimet.