Përplasje kriminale në Gjermani; Pesë persona plagosur, tre arrestuar
Një përplasje mes personave që dyshohet se kanë lidhje me rrjetet e krimit të organizuar në Gjermani përfundoi me pesë persona të plagosur në Neustadt am Rübenberge, pranë Hanoverit.

Një incident i rendë ndodhi mbrëmjen e shtunës në qytetin Neustadt am Rübenberge, pranë Hanoverit, në veri të Gjermanisë, ku drejtuesi i një automjeti BMW përplasi qëllimisht një grup burrash, duke plagosur të paktën pesë prej tyre.
Sipas informacioneve të Policisë së Hanoverit, ngjarja lidhet me një konflikt mes personave që dyshohet se janë pjesë e rrjetave kriminale me lidhje familjare.
Përplasja nisi pak para mesnatës, kur disa persona u përfshinë në një debat të ashpër verbal. Situata u përshkallëzua kur njëri prej tyre hipi në automjetin BMW dhe e drejtoi atë drejt grupit të burrave që ndodheshin në rrugë.
Policia qëllon drejt automjetit, drejtuesi largohet në këmbë
Ngjarja ndodhi pranë një pikë ku efektivët e policisë po kryenin kontrollat rutinë të trafikut.
Pasi panë automjetin të përplastur këmbësorët, policët përdoren armët e shërbimit dhe qëlluan disa herë drejt tij, me synimin për ta ndaluar.
Megjithatë, drejtuesi braktisi BMW-në e dëmtuar nga plumbat dhe u largua në këmbë nëpër rrugët përreth.
Policia mobilizoi menjëherë forca shtesë, njësi të specializuara dhe një helikopter për të kontrolluar zonën dhe për të kërkuar personin e dyshuar.
Si pasojë e përplasjes, pesë persona pesuan lëndime, disa prej tyre të renda. Ekipet e emergjencës i transportuan të plagosurit në spital. Sipas informacioneve të publikuara, asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetë.
Në vendngjarje, hetuesit konstatuan gjithashtu dëmtime në automjete të tjera, përfshirë një Mercedes me xhamin e pasmë të thyer.