Autoritetet franceze shpallin 45 komuna zona të fatkeqësive natyrore
Autoritetet franceze kanë shpallur 45 komuna në departamentin jugor të Herault-së si zona të prekura nga fatkeqësitë natyrore, pas reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që goditën rajonin në fillim të kësaj vjeshte.
Autoritetet franceze kanë shpallur 45 komuna në departamentin jugor të Herault-së si zona të prekura nga fatkeqësitë natyrore, pas reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që goditën rajonin në fillim të kësaj vjeshte. Dekreti përfshin dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e lumenjve, rrjedhjet sipërfaqësore të ujërave dhe rrëshqitjet e baltës që lidhen me to.
Ky status u mundëson banorëve dhe pronarëve të pronave që kanë mbulim sigurimi të përfitojnë kompensim sipas skemes së sigurimit të Francës për fatkeqësitë natyrore.
45 komuna përfshijnë Montpellier, Castelnau-le-Lez, Lattes, Lunel, Perols, Baillargues, Castries, Grabels, Juvignac, Saint-Jean-de-Vedas, Vendargues dhe Saint-Gely-du-Fesc.
Aplikimet nga 10 komuna të tjera janë ende në shqyrtim, ndërsa autoritetet kanë kërkuar raporte të tjera përpara se të marrin një vendim.
Franca ka përcjellë disa ngjarje të renda të motit gjatë javëve të fundit, ku reshjet e rrembyeshme kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme në rajonet jugore dhe juglindore.