Paketi fiskal 2027: Si u fshehën 110 milionë euro taksa pas propagandës së shportës
Qeveria e Edi Ramës dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, kanë fshehur 110 milionë euro taksa në paketin fiskal 2027, duke u përjashtuar uljen e TVSH-së për ushqimet si një masë lehtësimi për qytetarët shqiptarë.

Me shumë gjasë qeveria do të propagandojë fuqishëm uljen e TVSH-së për ushqimet si një masë e konsiderueshme lehtësim për qytetarët shqiptarë. Por e vërteta është se paketi i ri fiskal rrit barten e taksave, që do të paguajnë qytetarët me plot 110 milionë euro në vit.
Ky është efektin neto financiar i zbardhur nga relacionet zyrtare të Paketit të re Fiskale, të cilën qeveria e Edi Ramës dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, ia nisën bizneseve në fshehtësi të plotë në orën 22:00, vetëm tre ditë pasi u kishin premtuar në Këshillin Tatimor se nuk do të kishte asnjë ndryshim taksash.
Karamelja e uljes së TVSH-së për ushqimet thuajse kompesohet vetëm nga rritja e shkallës staturore të kësaj takse në masën 21 për qind, për të gjitha produktet dhe shërbimet e tjera.
Por masat e tjera, përgjysmimi i pragut të TVSH-së për bizneset, rritja e tatimit fitimit në 17 për qind, dyfishimi i dividentit, rritja e TVSH-së për turizmin, jo vetëm që e asgjësojnë lehtësimin e ushqimeve, por e çojnë efektin neto të paketës fiskale në shtim barre me 110 milionë euro.
Sipas përllogaritjeve të bazuara në relacionet zyrtare të Ministrisë së Financave, spastrimi i ri fiskal ndahet në dy shtylla kryesore. Së pari, në fushën e tatimit mbi të ardhurat, shteti siguron rreth 77.4 milionë euro (7.03 miliardë lekë) shtesë.
Ky fluks vjen nga rritja e tatim-fitimit të korporatave në 17%, që u merr kompanive 55 milionë euro (5 miliardë lekë), si dhe nga pothuajse dyfishimi i takses mbi dividendin në 15%, që do të zhvatej edhe 33.5 milionë euro (3.04 miliardë lekë) të tjera.
Ndërkohe, reforma e TAP-it sjell një kosto administrative neto prej 11.1 milionë eurosh (1.01 miliardë lekë), pasi lehtësimi i shtresës së mesme zbutet ndjeshëm nga taksës e re prej 32% mbi pagat e larta.
Së dyti, ndryshimet në skemën e TVSH-së dhe përgjysmimi i pragut për biznesin e vogël sjellin një efekt neto pozitiv prej 32.1 milionë eurosh (2.91 miliardë lekë).
Rritja e TVSH-së standarde në 21% do të shtrenjtojë shumicën e mallrave dhe shërbimeve duke futur në buxhet plot 116.7 milionë euro (10.6 miliardë lekë). Paralelisht, goditja ndaj turizmit dhe agroturizmit përmbi rritjes së TVSH-së në 10% do të marrë 6.7 milionë euro (614 milionë lekë).
Goditja më e rëndë i jepet biznesit të vogël, ku përgjysmimi i pragut nga 10 në 5 milionë lekë fut me forcë në skemë 17,516 biznese, me një kosto prej 49.5 milionë eurosh (4.5 miliardë lekë).
E gjithë kjo valë shtrenjtimesh kompenson plotësisht dhe mbulon lehtësisht humbjen prej 141 milionë eurosh (12.8 miliardë lekë) që arkave të shtetit u kushton ulja e TVSH-së për shportës bazë në 6%.