Kronikë
Aksident rrugor në Elbasan: Dy makina përplasen në qendër të qytetit
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qendër të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qendër të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë mosrespektimi i përparësisë së lëvizjes nga drejtuesit e mjeteve.