Vllaznia gjobitet me 50 mijë lekë për sjelljen e tifozëve
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e datës 27 tetor 2026, duke ndëshkuar disa klube dhe zyrtarë për shkelje të rregullave gjatë aktiviteteve futbollistike.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e datës 27 tetor 2026, duke ndëshkuar disa klube dhe zyrtarë për shkelje të rregullave gjatë aktiviteteve futbollistike. Mes ekipeve të ndëshkuara është Vllaznia, e cila është gjobitur me 50 mijë lekë për sjelljen e gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës.
Zyrtari i FC Dinamo City, Andri Cara, është pezulluar për 5 ndeshje nga aktiviteti për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. KF Sopoti është gjobitur me 50 mijë lekë për sjelljen e gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës. Zyrtari i KF Tërbuni, Mario Bytyçi, është pezulluar për 4 ndeshje nga aktiviteti për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Zyrtari i FK Tomori, Klodian Arbri, është pezulluar për 4 ndeshje nga aktiviteti për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Zyrtari i KF Laçi U-17, Naim Halilaj, është gjobitur me 20 mijë lekë për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur. Ai është pezulluar për 6 ndeshje nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF-ja. KF Laçi ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarit të klubit.