Natalie Portman rrëfen presionin që përjetoi që në moshë të vogël për të mbrojtur veten nga seksualizimi
Aktorja Natalie Portman ka rrëfyer se përvoje të saj të para në Hollywood e shtyu të krijonte një mekanizëm mbrojtës për të shmangur seksualizimin që përjetonte që në moshë të vogël.

Aktorja Natalie Portman ka rrëfyer se përvoje të saj të para në Hollywood e shtyu të krijonte një mekanizëm mbrojtës për të shmangur seksualizimin që përjetonte që në moshë të vogël. Ajo tha se, ndërsa portretizonte personazhe që krijonin një imazh të caktuar për të, ajo dhe prindërit e saj përpoqën të vendosnin një kufi të qartë mes roleve në ekran dhe identitetit të saj në jetën reale.
Portman tha se, për të shmangur identifikimin me imazhin provokues që lidhej me disa prej roleve të saj të hershme, ajo zgjodhi të vishej në mënyrë më konservatore në publik dhe të vinte në plan të parë arsimimin e saj. Me kalimin e viteve, ajo kuptoi se imazhi që kishte ndërtuar për të mbrojtur veten kishte krijuar një tjetër keqkuptim, shumë njerëz e konsideronin një person tepër serioz.
Portman theksoi se, në të vërtetë, është një person që i pëlqen të qeshë dhe të bëjë gjëra spontane, larg perceptimit të perfeksionistes që mund të ketë krijuar publiku, veçanërisht pas rolit të saj në filmin “Black Swan”. Ajo tha se gëzimi është bërë një nga elementet më të rëndësishme për të, si në jetën personale, ashtu edhe në punën e saj artistike.
Duke folur për fazën aktuale të jetës dhe karrierës së saj, Portman tha se arti mund të luajë një rol të rëndësishëm duke u dhënë njerëzve momente lehtësimi dhe lumturie. Ajo përfundoi duke thënë se kontributi më i madh i një artist është të ofrojë gëzim.