Aktualitet

Imuniteti për guvernatorin, miratohen mes debatesh ndryshimet në ligj, Gjiknuri kundër

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Në komisionin e ligjeve, socialistët votuan pro ndryshimet në ligjin e bankës së Shqipërisë, që parashikojnë se Guvernatori nuk mund të ndalohet, të privohet nga liria përmes masave shtrënguese dhe as t’i nënshtrohet kontrollit personal apo të banesës për vepra penale që lidhen me ushtrimin e detyrës.

Foto nga burimi: Imuniteti për guvernatorin, miratohen mes debatesh ndryshimet në ligj, Gjiknuri kundër. Zaçaj: Morëm shembull Luksemburgun

Në komisionin e ligjeve, socialistët votuan pro ndryshimet në ligjin e bankës së Shqipërisë ku parashikohet se Guvernatori nuk mund të ndalohet, të privohet nga liria përmes masave shtrënguese dhe as t’i nënshtrohet kontrollit personal apo të banesës për vepra penale që lidhen me ushtrimin e detyrës.

Socialisti Damin Gjiknuri shprehu disa shqetësime dhe rezerva për këto ndryshime. “Po i japim guvernatori me ligj ca garanci që nuk i ka askush veç presidentit… kjo është e tepërt. Ne pranojmë dështimin e drejtësisë, garancinë ta jep gjykata. Duhet të jetë në nivel kushtetues, por jo t’i jepet garanci që nuk e përcakton norma kushtetuese. Rasti i vetëm që bëhet bypass”, tha Gjiknuri.

Por përgjigjen e mori nga zëvendësguvernatorja Holta Zaçaj. “Ne në nenin 72 kemi propozuar që arresti i guvernatorit nëse do të kërkohet duhet të verifikohet nëse ka prova të qenësishme dhe nëse vepra penale për të cilat kërkohet arresti ka lidhje me detyrën. Nuk është imunitet por dispozitë garantuese. Arsyeja pse mbrohet guvernatori, nuk mbrohet për shkak të të qenies së tij guvernator, mbrohet për shkak të elementit që të funksionojë i pavarur pa frikën që një ditë një organ i një pushteti tjetër vjen dhe e pengon për një arsye ose për tjetër për të ushtruar detyrën. Nuk mbrohet guvernatori si person. Ne mbrojmë institucionin duke mbrojtur guvernatorin”, tha Zaçaj.

Edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ngriti shqetësime lidhur me vështirësitë që mund të hasë prokuroria në mbledhjen e provave, nëse kufizohen kontrollet personale apo ato në banesën e Guvernatorit. “Po në rastet kur kontrolli i banesës dhe kontrolli personal, kufizojmë hetimin? Si do ti gjejë provat prokurori?”, u shpreh Manja.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.