Aktualitet

Atletico Madrid e denoncoi Barcelonën për Julian Alvarez, por gjoba është qesharake

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Federata Spanjolle e Futbollit ka ndëshkuar Barcelonën me 602 euro për kontakte të paautorizuara me Julian Alvarez, por Atletico Madrid e denoncoi për këtë çështje.

Foto nga burimi: Atletico e denoncoi për Julian Alvarez, por gjoba ndaj Barcelonës është qesharake…

Mbylljet me një sanksion simbolik beteja verore mes Atletico Madrid dhe Barcelonës për Julian Alvarez. Federata Spanjolle e Futbollit në fakt e ndëshkoi klubin katalanas me një gjobë prej vetëm 602 eurosh pas një hetimi të jashtëzakonshëm të hapur në fundin e muajit korrik pas një denoncimi të Los Colchoneros.

Në qendër të kësaj historie ishte mënyra e të vepruarit te klubit blaugrana që u akuzua se hyri në kontakte direkte dhe të paautorizuara me sulmuesin argjentinas që ka një kontratë afatgjatë me Atletico Madrid deri në 2030. Sipas Rregullores në futbollin spanjoll, çdo klub që synon të negociojë me një futbollist është i detyruar që fillimisht të informojë me shkrim klubin që ka kartonin e atij futbollisti në pronësi. Atletico i ishte drejtuar edhe FIFA për thyerje të rregullit, por qeveria e futbollit botëror deklaroi inkompetencë në këtë çështje duke lënë gjithçka në duart e drejtësisë sportive iberike.

Komisioni i Disiplinës në RFEF në fund gjeti një thyerje të nenit 133, një normë që sanksionon parregullsi të vogla që lidhen me mosrespektimin e detyrimeve dhe dispozitave rregullatore. Mes opsioneve që ishin në dispozicion që parashikonin sanksion financiar deri në 602 euro apo skualifikim për një kohë të shkurtër të lojtarëve të përfshirë, Federata Spanjolle zgjodhi të dënojë Barcelonën me 602 euro.

Në këtë mënyrë mbyllen më në fund tensionet diplomatike mes Madridit dhe Barcelonës, por që lë pas një çështje gjyqësore me vlerë miliona euro që në fakt u zgjidh me një shumë që është më e ulët se kamatvonesa e një fature.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.