Ekspertja e sigurisë paralajmëron rikthim të egër të Vuçiç-it
Ekspertja e sigurisë, Juxhina Sotiri, ka paralajmëruar se rikthimi i Aleksandar Vuçiç-it në pushtet është një rrezik nëse qeveria serbe nuk do të konsolidohet.

Ekspertja e sigurisë, Juxhina Sotiri, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, që çuan në largimin e Aleksandar Vuçiç-it nga pushteti pas 14 vitesh. Sotiri tha në emisionin "Now" në Euronews Albania se ky rezultat erdhi për shkak të mobilizimit të shoqërisë dhe veçanërisht shtresës së mesme.
Sipas ekspertes, sfida më e madhe mbetet konsolidimi i qeverisë serbe, që nëse vonon të ndodhet, ka rrezik të pasojë me një rikthim edhe më të fortë të Vuçiç-it. "Pati një mobilizim të të gjithë shoqërisë dhe sidomos të shtresës së mesme. Çfarë do të sjellë kjo, jo vetëm për Serbinë? Ajo që unë shoh tek ky formacion, që për mua nuk është politik për shkak të heterogjenitetit që ka, mendoj se sfida e pare është konsolidimi i qeverisë së re dhe, nëse kjo nuk bëhet, unë shoh rikthimin e Vuçiç-it më të egër, sepse hapësira që ka kjo lëvizje në 90 ditë për të konsoliduar qeverinë është testi i suksesit që kjo lëvizje do të ketë", tha Sotiri.