Dortmundi shpëton eliminimin në minutën e 93-të në Kupën e Gjermanisë
Borussia Dortmundi ka kualifikuar në fazën e 1/8-tave të Kupës së Gjermanisë pasi mposhti Werder Bremenin me rezultatin 3-2 në një ndeshje plot emocione.

Gjermania - Borussia Dortmundi ka shpëtuar eliminimin në minutën e 93-të në Kupën e Gjermanisë, duke mposhtur Werder Bremenin me rezultatin 3-2. Dortmundi kishte krijuar një epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, me Guirassy që zhbllokoi rezultatin në minutën e 6 dhe Chukwuemeka që dyfishoi shifrat në minutën e 17. Werder Bremenu reagoi në pjesën e dytë dhe riktheu barazimin brenda pak minutash, por Dortmundi shpëtoi në minutën e 93-të me një gol të Sabitzerit, duke siguruar kualifikimin dramatik në fazën e 1/8-tave të Kupës së Gjermanisë.