Artan Hoxha: Edi Rama duhet të bëjë mirë llogaritë, protesta nuk ka përfunduar
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të bëjë mirë llogaritë, pasi protesta në Shqipëri nuk ka përfunduar dhe mund të rikthehet me intensitet të lartë.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të bëjë mirë llogaritë, pasi protesta në Shqipëri nuk ka përfunduar dhe mund të rikthehet me intensitet të lartë.
Hoxha theksoi se rënja e numrit të protestuesve nuk duhet të interpretohet si fundi i lëvizjes, duke nënvizuar se pakënaqësia e qytetarëve vijon të jetë e pranishme.
Sipas gazetarit, situata po kalon çdo masë dhe kryeministri duhet të reflektojë përballë shqetësimit të qytetarëve.
"Rama duhet të bëjë llogaritë mirë. Kjo po kalon çdo masë", u shpreh Hoxha.
Ai e lidhi pakënaqësinë me largimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga vendi, duke përmendur edhe të rinjtë dhe studentët që janë përfshirë në protestë.
Hoxha paralajmëroi se, nëse protesta dështon, një pjesë e studentëve mund të zgjedhin emigrimin, duke e konsideruar këtë një tjetër tregues i problemave me të cilat përballet vendi.
Në këtë kontekst, gazetari theksoi se kryeministri nuk duhet të nënvlerësojë zemërimin qytetar dhe mundësinë e rikthimit të protestave.