Reagimi i Dafinës Zeqiri për vrasjen e Arlindës Zekajt
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar me dhimbje dhe zemërim për vrasjen e Arlindës Zekajt, duke ngritur shqetësimin për efektivitetin e mekanizmave që duhet të garantojnë sigurinë e grave në rrezik.

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka drejtuar kritika të forta ndaj institucioneve për mënyrën se si trajtohen rastet e grave që përballet me dhunë dhe kërcënime. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka shprehur dhimbjen dhe zemërimin për një jetë tjetër humbur, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e mekanizmave që duhet të garantojnë sigurinë e grave në rrezik.
"Arlinda, sistemi ka deshtu edhe njerëz", shkruan Dafina në reagimin e saj. Këngëtarja ka ngritur shqetësimin për rastet kur gratë u drejtohen autoriteteve për ndihmë, shprehin frikën për jetën e tyre, por sërish përballet me pasoja tragjike.
Sipas mesazhit të saj, kërkesat për mbrojtje duhet të trajtohen me seriozitet dhe urgjencë, përpara se situatat të përfundojnë në tragjedi. "Sa gra duhet me vdekur, deri sa me fillu me i marrë seriozisht thirrjet e tyre për ndihmë?", pyetja e forta që ajo ka ndarë me ndjekësit.
Në përfundim të reagimit, Dafina ka percjellë një mesazh që shkon përtej dhimbjes për humbjen e një jete: shoqëria dhe institucionet duhet të bëjnë gjithçka për të parandaluar tragjedi të tillë, në vend që të reagojnë vetëm pasi ata të ndodhin. Reagimi i artistes rikthen në vëmendje nevojën për përgjegjësi institucionale dhe veprime konkrete, në mënyrë që çdo grua që kërkon ndihmë të degjohet dhe të mbrohet në kohë.