Barça gjobet me 602 euro për rastin e Julián Álvarezit
Federata Spanjolle e Futbollit ka gjobitur Barçën me 602 euro për rastin e Julián Álvarezit, pas ankesës së Atlético Madridit për kontaktet pa njoftim paraprak me sulmuesin argjentinas.

Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë një vendim në lidhje me rastin e Julián Álvarezit, sulmuesit argjentinas që është nën kontratë me Atlético Madrid deri në qershor të vitit 2030. Klubi katalanas ishte akuzuar për kontaktimin pa njoftim paraprak me Álvarez, duke shkelur rregullat e Federatës Spanjolle të Futbollit.
Hetimi u hap në fund të korrikut, pas një ankese zyrtare të Atlético Madridit. Klubi madrilen pretendonte se Barcelona kishte kontaktuar drejtpërdrejt dhe pa autorizim sulmuesin argjentinas. Sipas rregulloreve spanjolle, një klub që synon të negociojë me një futbollist nën kontratë duhet të njoftojë paraprakisht dhe me shkrim ekipin me të cilin ai është i lidhur.
Në përfundim të hetimit, organi disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit konstatoi shkelje të nenit 133 të rregullores, që lidhet me parregullsi në respektimin e detyrimeve federative. Federata zgjodhi të vendoste gjobën prej 602 eurosh, një sanksion minimal në raport me tensionet që shoqëruan këtë çështje.
Vendimi mbyll procedurën disiplinore në Spanjë, por nuk ndryshon faktin se mosmarrëveshja mes dy klubeve për mënynërin e kontaktimit të sulmuesit shkaktoi një përplasje të fortë gjatë verës.