Ndeshje miqësore, kombëtarja U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor në “Air Albania”
Kombëtarja U-21 do të përballen me Spanjën U-21 më 17 nëntor në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Kjo është një nga ndeshjet miqësore të skuadrës së drejtuar nga Alban Bushi, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027. Shqipëria është një nga vendet organizatore të këtij kompeticioni dhe e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën finale. Përballja me një nga përfaqësueset e njohura të futbollit europian në këtë grupmoshë do t’i shërbejë ekipit kuqezi për të vijuar punën dhe për të fituar eksperiencë në prag të sfidave të ardhshme. Pas miqësores me Luksemburgun, të programuar më 13 nëntor, kjo është një tjetër test i rëndësishëm për skuadrën e Alban Bushit.