Brezi Z po rikthehet te takimet romantike, por nuk beson inteligjencën artificiale
Sondazhi i Bloomberg Intelligence tregon se të rinjtë janë më skeptikja ndaj përdorimit të inteligjencës artificiale në marrëdhëniet romantike, ndërkaq ndaj brezit më të madh.

Kompanitë e aplikacioneve të njohjeve po investojnë në inteligjencën artificiale për të tërhequr përdoruesit e rinj, por një sondazh i ri tregon se pikërisht kjo gjeneratë është më skeptikja ndaj përdorimit të teknologjisë në marrëdhëniet romantike. Sondazhi i Bloomberg Intelligence tregon se rreth 34% e të rinjve të moshës 16-28 vjeç deklarojnë se janë beqarë dhe aktivë në kërkimin e një partneri, ndërsa anëtarët e kësaj gjenerate rriten në moshë, shtohet edhe gatishmëria e tyre për të paguar abonime në platformat e njohjeve. Megjithatë, ata mbeten më të ndjeshëm ndaj çmimeve sesa brezi i mijëvjeçarit. Një tjetër sondazh, i kryer nga aplikacioni Hily me 3,500 persona të Brezit Z dhe mijëvjeçarë, nxori në pah rezerva edhe më të forta. Rreth 64% e pjesëmarrësve të Brezit Z deklaruan se nuk do të dilnin me dikë që përdor shpesh inteligjencën artificiale, kundrejt 56% të mijëvjeçarëve.