Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe një qeveri tranzitore
Studentët kanë përfunduar marshimin në rrugët e Tiranës dhe janë stacionuar përpara Ministrisë së Arsimit, ku po vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Studentët kanë përfunduar marshimin në rrugët e Tiranës dhe janë stacionuar përpara Ministrisë së Arsimit, ku po vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Të mbledhur në numër të konsiderueshëm, protestuesit kërkojnë largimin e kreut të qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore, duke përjashtuar mundësinë e dialogut me kryeministrin. Sipas tyre, kërkesat janë të qarta që nga fillimi i protestave dhe nuk ka vend për negociata, për sa kohë që ato nuk plotësohen. Një prej studentëve, i pyetur për qëndrimin e protestuesve dhe masat e paralajmëruara nga Rama, i cilësoi këto të fundit si të paligjshme, duke i konsideruar "lëvizjet e fundit të një diktatori në pushtet". "I qëndrova stoik në qëndrimin tim. Nuk ka nevojë për dialog. Ka vetëm një kërkesë: dorëheqja e kryeministrit dhe një qeveri tranzitore. Vetëm në këtë mënyrë mund të përfundojë protesta. Kërkesat tona kanë qenë të qarta që nga dita e parë", u shpreh studenti. Ai theksoi gjithashtu se studentët do të vijojnë bojkotin e mësimin deri në përfundimin e kërkesave, duke bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Protestuesit këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit dhe krijimi i një qeverie tranzitore mbeten kushtet kryesore për të dhënë fund protestuesve.