Shpenzimet kapitale në vitin 2027 të planifikuara në 2,2 miliarde euro, por realizimi i tyre është në rrezik
Shpenzimet kapitale në vitin 2027 janë të planifikuara në 2,2 miliarde euro, por realizimi i tyre është në rrezik për shkak të mungesës së kapacitetit të institucioneve për të shpenzuar këto fonde në kohë dhe për të kthyer në projekte të përfunduara.

Shpenzimet kapitale në vitin 2027 janë të planifikuara në 2,2 miliarde euro, por realizimi i tyre është në rrezik për shkak të mungesës së kapacitetit të institucioneve për të shpenzuar këto fonde në kohë dhe për të kthyer në projekte të përfunduara.
Ky është zëri buxhetor me rritje më të lartë në fushën e shpenzimeve me rreth 14.4 për qind në raport me buxhetin e rishikuar të 2026. Por, ndërsa fondet për investime shtohen çdo vit, realizimi i tyre po përqësohet me të njëjtit ritme. Në nëntë muajt e vitit 2026 është shpenzuar vetëm 35.6% e fondit vjetor, duke lënë rreth 1.2 miliarde euro për të shpenzuar në tre muajt e fundit.
Sipas projekt buxhetit shpenzimet kapitale për vitin e ardhshëm parashikohen 260 milionë euro më shumë se buxheti i planifikuar i këtij viti dhe 53% më shumë se në vitin 2025 investimet publike do të jenë 6.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rreth një të pestën e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.
Nga fondi total, 134.8 miliardë lekë do të financohen nga burimet e brendshme dhe 62.5 miliardë lekë nga financimi i huaj. Vetëm nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian parashikohen 14.1 miliardë lekë për investime kapitale. Por shifrat gjithnjë e më të larta të planifikimit janë në kontrast me kapacitetin e institucioneve për të shpenzuar këto fonde në kohë dhe për të kthyer në projekte të përfunduara.
Të dhënat e Ministrisë së Financave për nëntë muajin 2026 tregojnë se investimet kapitale arrinë në vetëm 62.7 miliardë lekë, ose 35.6% të planit vjetor prej 176 miliardë lekësh. Kjo ecuri nxjerr në pah një problem të përsëritur të financave publike, teksa çdo vit planifikohen fonde të konsiderueshme për investime, por pjesa kryesore e tyre shtyhet drejt fundit të vitit.
Shpenzimet kapitale arrinë në 62.8 miliardë lekë gjatë nëntë muajit, nga rreth 83.5 miliardë lekë që ishte plani, duke u realizuar në masën 75.2%. Ndërsa shpenzimet korente janë realizuar në masën 95.7% të planit, për investimet publike ka mbetur pa u përdorur pothuajse një e katërta e fondeve të programuar.
Përvoja e viteve të mëparshme ka treguar se mbi 40% e buxhetit të investimeve shpesh alokohet në dhjetor, duke krijuar një përqendrim të madh të pagesave në një periudhë shumë të shkurtër, duke vënë në pikëpyetje eficiencën e përdorimit të tyre, teksa produktet që duhet të ishin realizuar me këto fonde mungojnë.
Zëri i investimeve publike ka marrë sistematikisht viteve një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve buxhetore, por në vitin 2027 ai do të arrijë kulmin. Viti që vjen investimet zënë 20.6 për qind të shpenzimeve buxhetore nga 15.8 për qind që ishin në vitin 2025.
Por teksa ky zë vjen në rritjen, anët tjera kanë mungesë akute në infrastrukturë. Banka Botërore në një raport global për furnizimin me ujë vuri në dukje si një rast të veçantë Shqipërinë, ku financimet buxhetore në sektorin e ujësjellesve ishin të larta dhe në anët tjera qytetarët vuajnë mungesë akute të furnizimit me ujë dhe ujërat e zeza nuk përpunojnë.
Të dhënat zyrtare të krahasueshme tregojnë se investimet kapitale në vendin tonë janë 1.2 deri në 1.6 pikë për qindje të PBB-së më të larta se në vendet e tjera të rajonit. Por ndërkohë, Shqipëria shpërndan për arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale një pjesë më të vogël të shpenzimeve publike.