Shpenzimet kapitale publike të rriten në 2,2 miliarde euro në 2027
Shpenzimet kapitale publike në vitin 2027 do të jenë të rritura në 2,2 miliarde euro, sipas projekt-buxhetit. Ky është zëri buxhetor më i lartë në fushën e shpenzimeve, me rritje prej 14.4 për qind në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2026. Megjithatë, realizimi i tyre po përkëshillohet me të njëjtit ritm.

Shpenzimet kapitale në vitin 2027 do të jenë të rritura në 2,2 miliarde euro, sipas projekt-buxhetit. Ky është zëri buxhetor më i lartë në fushën e shpenzimeve, me rritje prej 14.4 për qind në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2026. Megjithatë, realizimi i tyre po përkëshillohet me të njëjtit ritm.
Sipas projekt-buxhetit, shpenzimet kapitale për vitin e ardhshëm parashikohen 260 milionë euro më shumë se buxheti i planifikuar i këtij viti dhe 53% më shumë se në vitin 2025. Investimet publike do të jenë rreth një të pestën e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.
Nga fondi total, 134.8 miliardë lekë do të financohen nga burimet e brendshme dhe 62.5 miliardë lekë nga financimi i huaj. Vetëm nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian parashikohen 14.1 miliardë lekë për investime kapitale. Megjithatë, shifrat e planifikimit janë në kontrast me kapacitetin e institucioneve për të shpenzuar këto fonde në kohë dhe për të kthyer në projekte të përfunduara.
Të dhënat e Ministrisë së Financave për nëntëmujorin 2026 tregojnë se investimet kapitale arritën në vetëm 62.7 miliardë lekë, ose 35.6% të planit vjetor prej 176 miliardë lekësh. Kjo ecuri nxjerr në pah një problem të përsëritur të financave publike, ndërsa çdo vit planifikohen fonde të konsiderueshme për investime, por pjesa kryesore e tyre shtyhet drejt fundit të vitit.
Shpenzimet kapitale arritën në 62.8 miliardë lekë gjatë nëntëmujorit, nga rreth 83.5 miliardë lekë që ishte plani, duke u realizuar në masën 75.2%. Ndërsa shpenzimet korente janë realizuar në masën 95.7% të planit, për investimet publike ka mbetur pa u përdorur pothuajse një e katërtë e fondeve të programuar.
Përvoja e viteve të mëparshme ka treguar se mbi 40% e buxhetit të investimeve shpesh alokohet në dhjetor, duke krijuar një përqendrim të madh të pagesave në një periudhë shumë të shkurtër, duke vënë në pyetje eficiencën e përdorimit të tyre, ndërsa produktet që duhet të ishin realizuar me këto fonde mungojnë.
Zëri i investimeve publike ka marrë sistematikisht viteve të fundit një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve buxhetore, por në vitin 2027 ai do të arrijë kulmin. Vitin që vjen investimet zënë 20.6 për qind të shpenzimeve buxhetore nga 15.8 për qind që ishin në vitin 2025.
Por, ndërkohë, Shqipëria shpërndan për arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale një pjesë të vogël të shpenzimeve publike.