Aeroporti i Dubrovnikut në Kroaci detyrohet të kthejë 22 milion euro për shkak të shkeljeve në tenderat e modernizimit
Aeroporti i Dubrovnikut në Kroaci është detyruar të kthejë 22 milion euro për shkak të shkeljeve në tenderat e modernizimit të aeroportit. Mediat kroate kanë zbuluar se në sistemin e furnizimit të avionëve me karburant ishin vendosur tuba të papërshtatshme, të përdorura zakonisht për kanalizimet.

Aeroporti i Dubrovnikut në Kroaci është në një skandal financiar pasi është detyruar të kthejë 22 milion euro për shkak të shkeljeve në tenderat e modernizimit të aeroportit. Mediat kroate kanë zbuluar se në sistemin e furnizimit të avionëve me karburant ishin vendosur tuba të papërshtatshme, të përdorura zakonisht për kanalizimet.
Krahas parregullive me kontratat, mediat kroate kanë zbuluar edhe një problem tjetër me punimet. Një sistem i ndërtuar për furnizimin e avionëve me karburant ka mbetur jashtë funksionit, pasi në të janë vendosur tuba që përdoren zakonisht për kanalizimet. Sipas Nova TV dhe Jutarnji list, bëhet fjalë për projektin e zgjerimit dhe modernizimit të aeroportit, të realizuar gjatë viteve 2013-2017 me financim europian prej rreth 200 milion eurosh.
Kontrollet zbuluan parregullsi në prokurimet publike, për të cilat u vendos kthimi i një pjesë të fondeve. Aeroporti i Dubrovnikut është dashur të përdorë të ardhurat e veta dhe të marrë kredi për të shlyer detyrimet, ndërsa vetëm këtë i ka qenë rreth tre milion eurosh.
Drejtori aktual, Viktor Šober, ka pranuar se institucioni po përballohet ende pasojat financiare të vendimeve të marra nga drejtuesit e mëparshëm. Krahas parave të kthyera në arkën e BE-së, aeroporti duhet të gjejë fonde të tjera për të vënë në punë pajisjet dhe instalimet që nuk funksionojnë. Rasti është i rëndë për rrjetin e furnizimit me karburant.
Marina Bukvić, përfaqësuese e aeroportit, ka shpjeguar se gjatë shqyrtimit të dokumentacionit teknik u konstatua përdorimi i tubave plastikë dhe me fibra qelqi, të papërshtatshëm për transportimin e karburantit të avionëve. Për këto arsye, sistemi nuk është vënë në përdorim.
Drejtuesit kërkuan ndihmën e një kompanie gjermane për të vlerësuar mundësinë e riparimit. Përfundimi ishte se duhen investime të tjera prej disa milion eurosh, çka e rëndon edhe më shumë faturën e një projekti që ishte paguar për t'i shërbyer aeroportit.
Në qendër të debatit është rikthyer emri i Roko Tolić, i cili drejtoi Aeroportin e Dubrovnikut nga viti 2009 deri në vitin 2018. Ai ishte në krye të institucionit gjatë realizimit të kontratave problematike, ndërsa prej vitit 2024 mban postin e drejtorit ekzekutiv të Aeroporteve të Malit të Zi, kompanisë shtetërore që administron aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit.
Kryebashkiaku i Dubrovnikut, Mato Franković, ka cilësuar çështjen si afërë të madhe të korrupsionit me fondet europiane në Kroaci, për të cilën, sipas tij, nuk është folur sa duhet. Ai ka kërkuar që të përcaktohen përgjegjësit për kontratat dhe dëmin financiar. Tolić nuk ka pranuar të komentojë akuzat e fundit, ndërsa më herët ka kundërshtuar pretendimet për shkelje gjatë drejtimit të tij.
Sipas raportimit të Jutarnji list më 28 tetor, aeroporti ka nisur procedurën arbitrazhi pranë Dhomës Ekonomike të Kroacisë, duke kërkuar dëmshpërblim nga projektuesit, kompanitë zbatuese dhe subjektet që mbikëqyrin punimet. Në qendër të mosmarrëveshjes janë edhe dhjetë procedura prokurimi ku janë konstatuar probleme.
Gazetarët e Nova TV janë drejtuar Prokurorisë Publike Europiane për të mësuar nëse janë hapur hetime penale për përdorimin e fondeve të BE-së. Deri në publikimin e raportimit, institucioni nuk kishte kthyer përgjigje. Nëntë vjet pas përfundimit të punimeve, Aeroporti i Dubrovnikut vazhdon të paguajë për gabimet dhe parregullsitë e konstatuara në projekt. Fondet europiane janë kthyer, sistemi i furnizimit me karburant kërkon miliona të tjera për të vënë në punë, ndërsa ende nuk ka një vendim penal që të përcaktojë përgjegjësit individualë.