Studentët lënë Ministrinë e Arsimit, nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Studentët e Universitetit të Tiranës kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Gjatë marshimit, ata kanë përsëritur kërkesat e tyre, duke kërkuar largimin e klasës së vjetër politike dhe krijimin e një qeverie teknike. Studentët kanë deklaruar se kërkesat e tyre janë të qarta dhe se bojkoti do të vazhdojë deri në ndryshimin e situatës. Në protestat, studentët janë bashkuar edhe disa pedagogë.