Vesa Luma kujton me nostalgji te jeta në Zelandën e Re: A jam budallaqe që e lashë këtë parajsë?
Këngëtarja shqiptare Vesa Luma ka rikujtuar me nostalgji periudhën që kaloi në Zelandën e Re, duke ndarë me ndjekësit një pamje mbresëlënëse nga vendi ku jetoi për disa vite me familjen e saj.

Këngëtarja shqiptare Vesa Luma ka rikujtuar me nostalgji periudhën që kaloi në Zelandën e Re, duke ndarë me ndjekësit një pamje mbresëlënëse nga vendi ku jetoi për disa vite me familjen e saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka publikuar një video ku shfaqet një peizazh i mrekullueshëm, me ujëra të kaltra dhe gjelbërime, që duket se i ka rikthyer kujtimet e jetës larg Shqipërisë.
Krahas pamjeve, Vesa ka shkruar në anglisht “10/10 bench in New Zealand”, duke vlerësuar vendin nga ku mund të shijohet kjo pamje. Por ishte mbishkrimi në shqip ai që tërhoqi më shumë vëmendje: “A jam budallaqe që kam lënë këtë parajsë?” Fjalët e këngëtares përcjellin mallin për bukuritë e Zelandës së Re, ku ajo jetoi për disa vite së bashku me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta, dhe djalin e tyre, Lianin.
Familja e kaloi një periudhë të gjatë në këtë vend, përpara se të vendoste të rikthehej në Shqipëri. Gjatë atyre viteve, Vesa dhe Big Basta ndanë herë pas here me publikun momente nga përditshmëria e tyre, duke treguar bukuritë e natyrës dhe jetën që kishin ndërtuar atje.
Në shtator të vitit 2023, çifti u rikthye në Tiranë, pasi kishte jetuar për rreth gjashtë vjet në Zelandën e Re. Në atë kohë, Vesa kishte shpjeguar se vendimi për t'u kthyer lidhej edhe me dëshirën që djali i tyre të rritej pranë gjyshërve, kushërinjve dhe familjes.
Postimi i fundit e rikthen këngëtarin te kujtimet e një periudhe të rendësishme të jetës së saj. Megjithatë, Vesa nuk ka dhënë ndonjë shpjegim tjetër përtej mbishkrimit nostalgjik, ndaj mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë thjesht për mallin për Zelandën e Re apo për një reflektim mbi vendimin për t'u larguar prej saj.