Sociale
Studentët futen në Fakultetin e Drejtësisë dhe ndërpresin mësimin
Studentët kanë mbërritur në Fakultetin e Drejtësisë dhe kanë bërë thirrje për bojkot të mësimit.

Studentët kanë mbërritur në Fakultetin e Drejtësisë, ku janë futur brenda ambienteve dhe kanë bërë thirrje për bojkot të mësimit. Edhe në Fakultetin e Drejtësisë po zhvillohej mësim, por pas thirrjeve të protestuesve, studentët kanë lënë auditorët. Ndërkohë, disa minuta më parë, studentët ishin tek Fakulteti i Ekonomikut, ku gjithashtu bënë thirrje për bojkot të mësimit dhe për bashkimin e të rinjve në revoltë.