Aktualitet

Veliaj: Transferimi im politik, një rrëmbim policor dhe një cenim i drejtave të mia

1 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Veliaj deklaron se është transferuar politikisht në burgun e Fierit, duke e kërcënuar drejtën e tij të mbrojtjes dhe duke e bërë të pamundur ushtrimin e të drejtave të tij ligjore.

Foto nga burimi: U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj

Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të transferuar në burgun e Fierit. Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për të njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti. Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përben një rrëmbim policor dhe cenon rendë të drejtat e mia. Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore. Unë kërkoj publikisht Ministrin e Drejtësisë, Avokatin e Popullit dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.