Veliaj: Transferimi nga burgu i Durrësit në Fier është një rrëmbim policor dhe cenon të drejtat e mia
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar në mediat sociale për transferimin e tij nga IEVP Durrës në burgun e Fierit, duke e cilësuar atë si një akt pa transparencë dhe një rrëmbim policor.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë me një reagim në mediat sociale lidhur me vendimin për transferimin e tij nga IEVP Durrës në burgun e Fierit. Veliaj e ka cilësuar këtë veprim si një akt pa transparencë dhe “rrëmbim policor”. Ai ka i bërë thirrje Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke u kërkuar të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar shkaqet e atij që e quan “transferim politik”.
Veliaj ka thënë se një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit. Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga ai ashtu edhe nga avokati i tij, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.
Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia. Veliaj nuk ka dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe ka kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.
Ai i kërkon publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.