Sport

Fenerbahçe në duart e ish legjendës së Liverpool, kush është trajneri i ri i Muriqit

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Fenerbahçe i Vedat Muriqit ka caktuar trajnerin që do të marrë vendin e Ismail Kartal.

Foto nga burimi: Fenerbahçe në duart e ish legjendës së Liverpool, kush është trajneri i ri i Muriqit

Fenerbahçe i Vedat Muriqit ka caktuar trajnerin që do të marrë vendin e Ismail Kartal. Bëhet fjalë për ish legjendën e Liverpool, holandezin Dirk Kuyt i cili do të jetë në rolin e teknikut të komanduar. Dhe do të jetë pikërisht sfida me ish klubin e tij më të cilin Kuyt do të bëjë debutimin e tij në pankinën e klubit të njohur turk.

Kjo javë ka qenë kaotike për Fenerbahçen; të hënën, në një ndeshje kampionati të karakterizuar nga një tension i madh, Fenerbahçe humbi 2-1 në derbin me Galatasaray, ndërsa në mbrëmjen e së martës drejtuesit e klubit pranuan dorëheqjen e trajnerit Kartal. Tani ai që do të drejtojë skuadrën është pikërisht Dirk Kuyt i cili iu bashkua skuadrës përpara fillimit të sezonit duke marrë rolin e asistentit të Kartal me holandezin që ka qenë pjesë e kësaj skuadre edhe si futbollist në periudhën 2012-2015 pas transferimit të tij nga Liverpool.

Në Anfield Road, Dirk Kuyt ishte një idhull i vërtetë i tifozëve dhe sfida e 4 nëntorit mes Fenerbahçes e Liverpool do të jetë me të vërtetë një moment domëthënës për të.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.