GJKKO rrëzon konfiskimin e pasurive të Nikolla Hafësllarit: I pabazuar në prova
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për konfiskimin e pasurive të Nikolla Hafësllarit, duke vendosur gjithashtu revokimin e sekuestros mbi dy garazhe dhe një automjet.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për konfiskimin e pasurive të Nikolla Hafësllarit, duke vendosur gjithashtu revokimin e sekuestros mbi dy garazhe dhe një automjet.
Vendimi i gjykatës Erjon Bani u morë më 28 tetor 2026, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, e cila u paraqit më 11 qershor 2026, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 3 dhjetor 2009, për masat parandaluese kundër pasurisë, i ndryshuar.
Në vendim, gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë si të pabazuar në ligj dhe në prova, dhe revokon sekuestron e caktuar në kuadrin e procedimit pasuror Nr. 2, të vitit 2025, me vendimin Nr. 262 (87-2025-406), datë 2 dhjetor 2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Gjykata kërkon kthimin e pasurive të sekuestruara, duke përfshirë:
* Pasurinë "Garazh" me nr. , kati , kuota, përfunduar në bazë të Anekskontratës Nr. Rep., dhe Nr. Kol., datë 1 tetor 2019 nga Nikolla Hafësllari ID , me adresën e pasurisë, Rruga , , . * Pasurinë "Garazh" me nr. , kati , kuota, përfunduar në bazë të Anekskontratës Nr. Rep., dhe Nr. Kol., datë 1 tetor 2019 nga Nikolla Hafësllari ID , me adresën e pasurisë, Rruga , , . * Pasurinë "Automjet" me targën , i markës Audi, modeli A6, me nr. shasie , viti i prodhimit 2005, në pronësi të shtetasit Nikolla Hafësllari, me nr. personal .
Gjykata kërkon që Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të ekzekutojë këtë vendim. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatin e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.