Vllaznia ndalet aty ku nuk e priste, Vora feston në një sfidë me shumë emocione
Vllaznia nuk mundi të konfirmonte fitoren e tyre në ndeshjen e hapjes së javës së 9-të të Kategorisë Superiore, pasi u mundën nga Vora në një ndeshje të luftuar dhe me emocione të shumta.

Vllaznia nuk mundi të konfirmonte fitoren e tyre në ndeshjen e hapjes së javës së 9-të të Kategorisë Superiore, pasi u mundën nga Vora në një ndeshje të luftuar dhe me emocione të shumta. Shkodranët vinin pas fitores në derbin ndaj Tiranës, por nuk arritën të konfirmojnë momentin pozitiv në transfertë. Nga ana tjetër, Vora shfrytëzoi mundësinë për të marrë një rezultat të rendesishëm përballë një kundërshtari që synonte të vazhdonte ngjitjen në renditje.
Sfida u karakterizua nga rivaliteti dhe dinamika e lojës, ndërsa fundi rezervoi emocione të vëçanta, me golat që vulosën fatin e takimit. Java e nëntë e Superiores vijon me dy përballjet tjera të ditës, Skënderbeu–Laçi dhe Elbasani–Partizani, të cilat nisin në orën 18:30.