Aktualitet
Antiterrori ndalon një 33-vjeçar për përhapjen e mesazheve të rreme në Facebook
Antiterrori ka arrestuar një 33-vjeçar për përhapjen e mesazheve të rreme në Facebook, duke i kërcënuar një subjekt privat për vendosjen e bombave në tre godina të ndryshme.

Drejtoria e Anti terrorit në Tiranë ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar për përhapjen e mesazheve të rreme në Facebook. Ai është akuzuar për veprimin penal "Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik". Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Anti Terrorit tregon se ai është ndaluar për veprimin penal për shkak se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-it të një subjekti privat për vendosjen e bombave në tre godina të ndryshme të subjektit.