Kryeministri spanjoll shpall tre ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit hekurudhor
Një aksident i rëndë hekurudhor në Spanjë ka shkaktuar vdekjen e 68 persona dhe plagosjen e dhjetra të tjerë. Autoritetet dyshojnë se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një defekt në sistemin e komunikimit dhe një gabim njerëzor.

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Spanjë, duke shkaktuar vdekjen e 68 persona dhe plagosjen e dhjetra të tjerë. Treni AVE i kompanisë shtetërore Renfe ishte në udhëtim nga Madridi në Sevilje kur u përplas me një tren të kompanisë Iryo. Autoritetet dyshojnë se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një defekt në sistemin e komunikimit dhe një gabim njerëzor.
Ministri spanjoll i Transportit, Oscar Puente, deklaroi se treni Renfe ishte autorizuar të vazhdonte lëvizjen, pavarësisht se në linjë ishte aktivizuar sinjali i kuq. Ky sinjal ishte dhënë për shkak të pranisë së një treni të ndaluar përpara. Sipas ministrit, sinjali i kuq ishte aktivizuar nga një problem në sistemin kompjuterik, i cili ndalon automatikisht trenat në rrethana të caktuara.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, deklaroi se çdo “dështim në sistemin e sigurisë” do të trajtohet dhe do të merren masat e nevojshme. Ai theksoi se do të duhet të bëhet gjithçka që është e mundur për të rikthyer besimin e publikut te rrjeti hekurudhor i trenave me shpejtësi të lartë. Sanchez njoftoi shpalljen e tri ditëve zie kombëtare, të cilat do të nisin nga dita e nesërme, në nderim të viktimave të tragjedisë.