GJKKO reagon kundër vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për pezullimin e bojkotit
GJKKO ka reaguar kundër vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për pezullimin e bojkotit të seancave gjyqësore, ndërsa Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur pezullimin e zbatimit të vendimeve të Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë për bojkotin.

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar zbatimin e vendimeve të Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë për bojkotimin e seancave gjyqësore pranë GJKKO-së, duke i dhënë një shuplakë Maks Haxhia, i cili kishte iniciojë bojkotin. Vendimi u mor më 28 tetor 2026, pas kërkesës së Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare (SHAASH).
GJKKO ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit për pezullimin e bojkotit të seancave gjyqësore pranë GJKKO-së. Si palë e tretë në çështjen, GJKKO gjatë procesit ka paraqitur parashtrimet e saj me shkrim, duke shprehur qëndrimin institucional se aktet e kundërshtuara janë nxjerrë në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjin nr. 55/2018 për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, efektet e vendimeve të mësipërme të bojkotit janë pezulluar për shkak të marrjes së masës së sigurimit të padisë. "Mbi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit për pezullimin e bojkotit të seancave gjyqësore pranë GJKKO-së. Gjykata Administrative e Apelit, në çështjen administrative nr. 580001-03055-86-2026, me palë paditëse Shoqatën e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare (SHAASH), palë të paditur Dhomin e Avokatëve të Shqipërisë dhe palë të tretë Gjykaten e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në dhomën këshillimi, më datën 28.10.2026, vendosi pranimin e kërkesës, marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke vendosur pezullimin e zbatimit të vendimeve të marra nga Dhomës e Avokatëve të Shqipërisë me nr. 245 prot., datë 08.09.2026, për bojkotimin nga avokatët të seancave gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe me nr. 268 prot., datë 23.09.2026, për vazhdimin dhe përshtatjen e bojkotit të seancave gjyqësore pranë GJKKO-së."