Zbardhet identiteti i shqiptarit që u gjet i vrarë në Itali
Trupi i një shqiptari, 31-vjeçar, u gjet i pajetë në një pusetë në Itali, pasi kishte humbur kontaktet me familjen që prej 7 tetorit. Autoritetet italiane po hetojnë ngjarjen si vrasje dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e familjarëve dhe banorëve për të rindërtuar lëvizjet e fundit të shqiptarit.

Trupi i pajetë i shqiptarit u zbulua mëngjesin e sotëm nga disa banorë të zonës Felloniche të Longianos, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje mbërritën karabinierët, zjarrfikësit dhe specialistët e kriminalistikës, të cilët nisën veprimet për nxjerrjen e trupit dhe mbledhjen e provave.
Sipas raportimeve të para të mediave italiane, në trupin e 31-vjeçarit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri. Hetuesit po e trajtojnë ngjarjen si vrasje dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e familjarëve dhe banorëve për të rindërtuar lëvizjet e fundit të shqiptarit.
Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu lidhjen e mundshme mes zhdukjes së tij, djegies së automjetit dhe zbulimit të trupit. Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare për motivin e krimit apo për personat që mund të jenë përfshirë në të.